Serbia në alarm, një virus i rrezikshëm e ka goditur vendin fqinj

Nëntë persona kanë vdekur deri tani nga virusi i Nilit Perëndimor dhe janë regjistruar 102 raste të kësaj sëmundjes. Kjo ka ndodhur në shtetin fqinjë të Kosovës, Serbinë.

Lajme

07/08/2018 18:39

Numri i të vdekurve nga pesë në nëntë ka alarmuar shtetin serb nga ky virus, raportojnë mediat serbe.

Ethet e Nilit të Perëndimor u regjistruan për herë të parë në Serbi në vitin 2012.

Prej atëherë e tutje deri në vitin 2017 janë raportuar 574 raste dhe 61 persona kanë vdekur, transmeton lajmi.net.

Kjo është një sëmundje sezonale dhe shumica e rasteve ndodhin gjatë periudhës së aktiviteteve më të mëdha të mushkonjave. Eksperientet kanë treguar se gjysma e dytë e muajit korrik dhe gushti janë më të rrezikshëm për shkak të temperaturave të larta.

Cilat janë simptomat e Virusit?

Dhimbje koke intensive, qafë e lodhshme, dobësim i muskujve dhe simptoma kryesore, ethet. Virusi i Nilit Perëndimor, i cili është i përhapur shumë në Serbi ndodh për shkak të numrit të madh të mushkonjave.

Si mund të transferohet ai?

Transmetuesit kryesorë të virusit të Nilit Perëndimor janë mushkonja. Kjo është një sëmundje virale që transmetohet nga thumbimi i mushkonjave të infektuara. Virusi nuk mund të transmetohet nga njëri tek tjetri.

Kush është më i pambrojtur?

Njerëzit me sëmundje kronike, si dhe ata me imunitet të dobët, kanë një predispozitë më të madhe për të marrë këtë sëmundje. /Lajmi.net/