“Serbia me material 600 faqesh për Haradinajn, Kosova s’ka asgjë”

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka folur për ndalimin e kreut të partisë së tij, Ramush Haradinaj në Francë.

Lajme

09/03/2017 22:52

Lekaj që është i ftuar në Zona e Debatit ka thënë se Qeveria e Kosovës ka zbehur komunikimin me Francën për këtë rast.

“Haradinaj e ka marrë verdiktin e pastërtisë në Hagë. Ai dy herë është liruar i pafajshëm dhe të merret prapë peng me shkarravina të Serbisë është e pakuptimtë”.

“Qeveria në fillim është treguar më aktive, me kohë ka zbehur kontaktet me Qeverinë e Francës. Serbia ka material 500-600 faqe, kurse ne nuk kemi asgjë që t’i kundërvihemi”.

“Ministria e Drejtësisë është dashtë të caktojë njerëz profesionstë, për të dërguar material kundër atyre të Serbisë”.