Serbia lobon në Francë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës – Lajmi.net
Serbia lobon në Francë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 23:44, 12 June 2018
Përderisa në Kosovë ende ka dilema nëse Ushtria do të bëhet me ndryshim të Kushtetutës apo me ligj, në Serbi po lobojnë që një gjë e tillë të mos ndodhë fare.

Shteti serb po vazhdon ta kundërshtojë formimin e Ushtrisë së Kosovës në të gjitha mënyrat.

Së fundi një gjë të tillë e ka bërë ministri serb i Mbrojtjes gjatë një vizite në Francë ku u takua me homologen e tij, Florence Parly, transmeton lajmi.net.

Vulin theksoi para ministres franceze se formimi i Ushtrisë së Kosovës është i papranueshëm, dhe shkakton problem në rajon.

“Unë edhe një herë e theksoi se formimi i Ushtrisë së Kosovës është absolutisht i papranueshëm, dhe është në kundërshtim me rezolutën 1244. Një gjë e tillë do të mund të shkaktonte destabilizim të madh në Ballkan”, ka thënë Aleksandar Vulin.

Ai mori përkrahje nga ministrja e Francës, në bashkëpunimin ushtarak.

Ndryshe, sa i përket Ushtrisë së Kosovës aktualisht projektligji është dorëzuar në qeveri, edhe pse këta të fundit honë se e kanë rikthyer në ministrinë e FSK-së.

Haradinaj ditë më parë paralajmëroi se Ushtria do të bëhet me ligj, pasi është e pamundur të binden serbët. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO