Serbia-Kroacia, para syve të Mourinhos

Serbia pret Kroacinë në derbin e Ballkanit në kuadër të Grupit A të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin botëror 2014. Kurse, në tribuna do të jenë Jose Mourinho e Roman Abramovich. Jose Mourinho dhe Roman Abramovich do të jenë shikuesit special të ndeshjes mes Serbisë dhe Kroacisë në kuadër të Grupit A të ndeshjeve kualifikuese për…

Sport

06/09/2013 08:33

Serbia pret Kroacinë në derbin e Ballkanit në kuadër të Grupit A të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin botëror 2014. Kurse, në tribuna do të jenë Jose Mourinho e Roman Abramovich.

Jose Mourinho dhe Roman Abramovich do të jenë shikuesit special të ndeshjes mes Serbisë dhe Kroacisë në kuadër të Grupit A të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin botëror 2014.

Sipas medieve kroate, dyshja e drejtuesve të lartë të Chelseat do të paraqiten në stadiumin Marakana në Beograd për të përcjell duelin interesant, por ndoshta edhe për ndonjë punë tjetër.

Mourinho besohet se është i interesuar për mesfushorin e Benficas, Nemanja Matic, kurse përveq kualiteteve tashmë të njohura të Luka Modricit, Special One thuhet se vlerëson edhe sulmuesin Mario Mandzukic.

Për më tepër tashmë një kohë të gjatë qarkullojnë spekulime se Chelsea është i interesuar edhe për talentin e Dinamos, Alen Halilovic.

Kurse, sa i përket Abramovichit, mediat serbe kanë raportuar se magnati rus mund të shfrytëzojë vizitën në Beograd për ta blerë Crvena Zvezdën.