Serbia krahason “trenin rus” me dronin “Autochthonous” në Beograd

Zyrtari i lartë i SNS-së, partisë së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, Millovan Drecun thotë se treni i cili udhëtonte nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës “ishte tren krejt i zakonshëm” dhe se reagimet për të ishin provokime.

Lajme

16/01/2017 18:16

Ai në B92 ka thënë se Beogradi “me preventivë të fuqishme” ka parandaluar që të vije deri të përleshjet serioze.

“Situatën e nxitën ata që dërguan njësitin për luftë kundër terrorizmit, me tyta të gjata, me automjete të rënda. Kjo është hera e parë që nga viti 2011 që ata vijnë në veri të Kosovës dhe ky është mesazhi kryesor i Thaçit”, ka thënë Drecun, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, presidenti kosovar me këtë ka dashur të dërgojë mesazh se njësitë gjithmonë mund të jenë të pranishme në veri të Kosovës.

“Mesazhi i ‘sundimit të veriut’. Në anën tjetër, ne jemi të përkushtuar në procesin e normalizimit. Ne kemi pasur tren plotësisht të rregullt dhe se mesazhi jonë është ‘Kosova është Serbi’ dhe kjo është ajo që gjithmonë që ju themi shqiptarëve”, ka thënë ai.

“A nuk ishte provokim kur droni me flamuri të Shqipërisë valëvitej në Beograd? A është dashur të dërgojmë ne tanke në Shqipëri apo Kosovë”, ka thënë ai. /Lajmi.net/