Serbia kërkon të intervenojë në Veri

RTS raporton se Vucic ka kërkuar nga ndërkombëtarët të drejtën që Serbia të intervenojë dhe ka kërkuar që t’i jepen 45 minita në mënyrë që Serbia ta qetësojë situatën në Mitrovicën e Veriut.

Lajme

03/11/2013 17:46

ZëvendësKryeministri i Parë i Serbisë, Akleksandar Vucic, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare në Kosovë leje që Serbia të intervenojë në qendrat e votimit në pjesën veriore të Kosovës ku ekstremistët serbë poi  kërcënojnë serbët lokalë të mos votojnë në zgjedhjet lokale të Kosovës.

Radio Televizioni i Serbisë raporton se Vucic ka kërkuar nga ndërkombëtarët “të drejtën që Serbia të intervenojë dhe ka kërkuar që t’i jepen 45 minita në mënyrë që Serbia ta qetësojë situatën në Mitrovicën e Veriut”.

Në këtë kërkesë, ai ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje, raporton RTS.

Para dy orësh, grupe ekstremistësh serbë kanë sulmuar në qendër votimi në Mitrovicën e Veriut duke bërë që stafi i OSBE’së të largohet nga kjo qendër.