Serbia kërcënon me padi, kjo është përgjigja e UEFA-së

UEFA i ka kthyer menjëherë përgjigje Serbisë, pasi Federata Serbe e Futbollit po planifikon ta padisë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), pasi konsideron se UEFA e ka shkelur statutin, me pranimin e Kosovës në gjirin e saj, raporton Zëri.

Sport

03/05/2016 23:47

“Mund edhe të ketë një padi ndaj nesh në CAS, po e them këtë nga aspekti ligjor. Kjo nuk është diçka që ne kemi frikë, sepse ne këtu kemi marrë një vendim demokratik për një çështje sportive”, ka thënë drejtori për çështje ligjore në UEFA, Alasdair Bell.

“Pyetja e parë ishte nëse Kosova i plotëson kushtet për t’u bërë anëtare e UEFA-s dhe përgjigjja, sipas nesh, ishte PO. Pyetja e dytë ishte nëse shtetet anëtare e donin Kosovën pjesë të UEFA-s dhe ato sot votuan “PRO”. Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me çështje ligjore, por kjo nuk më shqetëson në aspektin ligjor”, ka vazhduar anglezi