Serbia kërcënon Kosovën në UEFA

Pas një heshtje të gjatë, mediat serbe janë “zgjuar” sot, me kritika ndaj UEFA-s, e cila më 3 maj pritet ta pranojë Kosovën.

Sport

29/04/2016 15:10

Mediat serbe po e konsiderojnë skandaloz planifikimin e UEFA-s për ta njohur Kosovën, edhe pse shteti i ri nuk është anëtar i OKB-së, siç kërkon statuti i UEFA-s, të cilin pritet ta kalojë apo ta ndryshojë paraprakisht Kongresi i kësaj organizate.

Por, mediat në Beograd theksojnë se Serbia do ta përdor një amendament, për ta bllokuar anëtarësimin e Kosovës në UEFA. Sipas tyre, me të njëjtin amendament Serbia e ka bllokuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO muaj më parë, raporton “Zëri.info”.

Sido që të jetë, ky mund të jetë plani dhe dëshira e Serbisë. Por, e vërteta është ndryshe. Izolimit me dekada të futbollit kosovar i ka ardhur fundi.