Serbia ia dërgon kërkesën Francës për ekstradimin e Haradinajt

Ministri serb i Drejtësisë ua ka dërguar autoriteteve gjyqësore franceze kërkesën për ekstradimin në Serbi të ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.

Lajme

10/01/2017 14:08

Së bashku me kërkesën për ekstradim janë dërguar dhe dokumentet mbështetëse të përkthyera në gjuhë frënge në bazë të të cilave do të përmbushen kushtet që sistemi francez i drejtësisë ta ekstradojë Haradinajn në Serbinë, shkruan Tanjug.

Haradinaj u arrestua të mërkurën e kaluar në aeroportin e Basel-Mulhouse në franceze, në bazë të urdhër-arresteve nga Serbia për arrestimin e tij të lëshuar në vitin 2004.

Serbia e kërkon atë për shkak të dyshimit se ka kryer krime në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999 për të cilat Serbia pretendon se nuk janë të mbuluara nga aktakuza e Tribunalit të Hagës në kohën kur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpallë i pafajshëm.