Serbia ia dërgoi përgjigjet Gjykatës franceze për Haradinajn

Sot Ministria serbe e Drejtësisë ka dërguar përgjigje për pyetjet nga gjykata në qytetin francez të Colmarit, e cila vendos për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, ka thënë për Tanjug një zyrtar i kësaj ministrie.

Lajme

24/03/2017 14:47

Përgjigjet në pyetje i ka bërë Prokuroria serbe për krime lufte e cila zhvillon hetime kundër Haradinajt për “krime lufte në Kosovë”.

Vendimi për Haradinajn merret me 6 prill. /Lajmi.net/