Serbia i gëzohet këtij lajmi nga Kosova – Lajmi.net
Serbia i gëzohet këtij lajmi nga Kosova
Autori: Lajmi.net LajmeSociale 9:18, 2 January 2019
Serbia gëzohet për rritjen e numrit të foshnjeve serbe të lindura në Kosovë, gjatë vitit 2018.

Shkalla e lindjeve në komunat serbe në Kosovë është rritur dukshëm për dallim nga viti i kaluar.

Në tri reparte të maternitetit, gjatë vitit 2018, kanë lindur gjithsejtë 930 foshnje, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Gjatë vitit 2018, në spitalin e lindjes në Pasjan, kanë lindur shumë më shumë foshnje serbe, se një vit më parë.

Nga hapja e spitalit më 2015, numri i foshnjeve të lindura është gjithnjë e në rritje.

Deri më 31 dhjetor të 2018-ës, nënat serbe në Kosovë kanë sjellë në jetë 38 foshnje më shumë se më 2017.

Foshnjat serbe janë duke lindur edhe në reparte të maternitetit në Graçanicë si dhe veri të Mitrovicës. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO