Serbia hap zyre në Gorë të Dragashit

Ministri serb i Punës, Aleksandar Vulin, ka hapur sot zyrën e Shërbimit Kombëtar të Punësimit të Serbisë dhe një zyre për punë në Gorë të Komunës së Dragashit.

Lajme

06/05/2015 16:42

Ai ka thënë se këtë po e bënë për të mundësuar punësimin e të rinjve në këtë komunë.

“Ndjehem mirë që tani jemi në gjendje të hapim zyrën e Shërbimit Kombëtar të Punësimit për të punësuar njerëz të rinj, përkatësisht tani për dymijë të rinj është hapur shpresa”, tha Vulin për mediat serbe.

Në këtë rajon, të banuar edhe me pjesëtarë të komuniteti Goran, Vulin ka thënë se “Serbia asnjëherë nuk i ka ndarë goranët nga serbët, kur vjen në pyetje ndihma”.