Serbia grumbullon një lojtar me prejardhje shqiptare

Miralem Sulejmani është grumbulluar në përfaqësuesen e Serbisë, për ndeshjen me Shqipërinë.

Sport

04/10/2015 14:36

Kombëtarja e Serbisë e ka publikuar listën anti-Shqipëri, ndërsa në të është përfshirë edhe Sulejmani, futbollist me origjinë shqiptare, shkruan Supersport.

Për shkak të lëndimeve Serbët nuk do të mund të llogarisin në Markovic, Nastasic, Kostic dhe Maksimovic, ndërsa në dyshim është edhe Matic.

Trajneri i Serbisë, Radovan Curic u shpreh se ekipi do t’a jap maksimumin për t’a përfaqësuar Serbinë sa më mirë në dy ndeshjet e radhës.