Serbia gjen “fajtorin” e humbjes në CAS

Portali serb “Kurir” e fajëson Danimarkën, duke shkruar se danezët i kanë ushtruar presion CAS-it për një vendim në favor të Shqipërisë.

Sport

10/07/2015 15:07

Mediat serbe vazhdojnë të shkruajnë për vendimin e CAS-it, i cili ia dha fitoren në tavolinë Shqipërisë ndaj Serbisë.

Madje, portali “Kurir” e fajëson Danimarkën, duke shkruar se danezët i kanë ushtruar presion CAS-it për një vendim të tillë, duke aluduar se kështu vendi i dytë do të përcaktohet nga ndeshja në Kopenhagë mes Danimarkës dhe Shqipërisë.

Një aludim i tillë bëhet edhe nga fakti se ishin mediat daneze ato që publikuan lajmin para vendimit zyrtar për fitore në tavolinë të Shqipërisë.