“Serbia e ka humbur Kosovën gjatë viteve të 90-ta”

Udhëheqësi i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, Sasha Jankoviq ka thënë se kjo lëvizje  nuk merr pjesë në dialogun e brendshëm mbi Kosovën duke e konsideruar atë si një farsë.

Lajme

21/11/2017 08:39

Sipas tij, qëllimi i këtij dialogu, është sjellja e vendimit përmes së cilit Vuçiq ra dakord  për bisedime me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

Jankoviq deklaroi se Serbia në thelb e ka humbur Kosovën gjatë viteve të 90-ta dhe tani duhet të përqëndrohet në realizimin e të drejtave të njeriut në Kosovë , raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.