Serbia duhet ta ndryshojë Kushtetutën para anëtarësimit në BE

Sipas Jelko Kacin, pozicioni aktual i BE’së ndaj Kosovës me status neutral, është zgjidhje e përkohshme kompromisi dhe se ai nuk hyn në atë se “kur dhe cila do të jetë zgjidhja përfundimtare”.

Lajme

13/02/2014 09:38

Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, Jelko Kacin ka thënë se Serbisë do t’i kërkohet që ta ndryshojë Kushtetutën para se të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Kushtetuta aktuale e Serbisë e sheh Kosovën si pjesë përbërëse të saj, dhe kjo gjë duket se nuk do të kalojë në Bruksel.

Sipas Jelko Kacin, pozicioni aktual i BE’së ndaj Kosovës me status neutral, është zgjidhje e përkohshme kompromisi dhe se ai nuk hyn në atë se “kur dhe cila do të jetë zgjidhja përfundimtare”.

Kacin i tha televizionit të Bosnjës se “Serbia para se t’i bashkohet BE’së, patjetër duhet të ndryshojë kushtetutën”.

“Unë si Jelko Kacin, qëmoti e di se Kosova është e pavarur dhe se nuk është pjesë e Serbisë”, tha Kacin.