Serbia dhe Mali i Zi marrin vizën për në BE, Kosova mbetet jashtë

Presidenti francez Emmanuel Makron dhe Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker besojnë se BE’ja duhet të hapë dyert për anëtarët e rinj të Ballkanit në vitin 2025.

Lajme

30/09/2017 10:41

Ky është përfundimi i një analize të brendshme që Juncker paraqiti në një samit jozyrtar të BE’së në Talin mbrëma, duke iu referuar Serbisë dhe Malit të Zi, njoftoi ‘Beta’ të premten, raportoi “b92”.

“Nëse duam stabilitet më të madh në lagjen tonë, atëherë duhet të mbajmë perspektiva bindëse për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thotë dokumenti i Juncker.

Dokumenti shpjegon se mendimi i Makronit për BE’në do të “duhet të hapë dyert e veta për vendet e Ballkanit sapo të respektojnë plotësisht ligjet e BE’së dhe kërkesat lidhur me demokracinë”.

Makron përvijoi idetë e tij të plota dhe gjithëpërfshirëse mbi riorganizimin e të gjithë BE’së dhe, në veçanti, të eurozonës, drejtuesve të shteteve ose qeverive të BE’së.

Në pjesën që i referohet qëndrimeve të tyre për zgjerimin e BE’së, Juncker thekson se hapi tjetër është “të përgatisë terrenin për zgjerimin gjatë mandatit të ardhshëm të Komisionit Evropian” dhe tregon se kjo i referohet “Serbisë dhe Malit të Zi”.

“Kjo duhet të përqendrohet në sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe stabilitetin e përgjithshëm të atij rajoni”, theksoi ai.

Më parë këtë muaj, Juncker tha se BE’ja nuk do të zgjerohej përpara vitit 2019 – domethënë që vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të mbështeteshin në bashkimin “përpara vitit 2020”, transmeton Periskopi.