‘Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk do të marrin pjesë në takimet e CEFTA-s në Prishtinë’

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Ljaliq është shprehur se Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk do të marrin pjesë në trupat punues të CEFTA-s në Prishtinë më 20 dhe 21 nëntor, si dhe në një takim ministror në kuadër të CEFTA-s, i cili do të mbahet në Prishtinë më 3 dhjet

Lajme

15/11/2018 19:59

Sipas fjalëve të Ljajiq, pas një bisede telefonike të tij sot me ministrin e tregtisë së jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Mirko Saroviq, kanë ardhur në përfundim që të mos marrin pjesë në këto takime, transmeton lajmi.net.

“Është e pakuptimtë të mos ndodh asgjë dhe të marrim situatën si normale dhe të gjithë e dime se pas futjes së një tarife prej 10 përqind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në Kosovë, kjo është kriza më e madhe që nga fillimi i funksionimit të marrëveshjes së CEFTA-s”, është shprehur Ljajiq.

Zëvendëskryeministri serb, Ljajiq thekson se qëllimi i përbashkët të dy shteteve, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës është heqja e masave të vendosura nga institucionet e Kosovës.

Ljajiq dhe Saroviq do të zhvillojnë një sere aktivitetesh të përbashkëta që do të ndërmerren nga të dy vendet në mënyrë që të shfuqizohet tarifa e vendosur nga Qeveria e Kosovës. /Lajmi.net/