Serbia dërgon fëmijët për trajnime ushtarake në Rusi, po përgatiten për luftë

30 fëmijë serb kanë udhëtuar për në Rusi që të marrin pjesë në Kampin Ndërkombëtar Ushtarak për të Rinj, i cili udhëhiqet nga grupi ultra nacionalist i quajtur ‘ E.N.O.T.Corp.

Lajme

08/04/2018 12:14

Këta fëmijë mësohet si të gjejnë rrugët nëpër male, si të mbajnë armët në duar, dhe përgatiten për luftë. Ky kamp i trajnimit gjendet në afërsi të qytetit të Moskës.

Gjatë vitit të kaluar rreth 30 fëmijë nga Serbia kanë marr pjesë në këtë kamp, ndërsa këtë pranverë interesi është rritur jashtëzakonisht shumë.

Lideri i grupit të  rinjve serb, Zeljko Vukeliç, ka shpjeguar lidhur me rregullat dhe regjimin e këtij trajnimi.

“Një pjesë është trajnim i përgjithshëm rreth natyrës, orientimit e gjërave tjera që kemi mësuar në trajnim për mbrojtje civile. Pastaj mësojnë lidhur me pjesët përbërëse të armëve dhe minave. Janë gjithsejtë rreth 300 aplikantë në total, dhe ne jemi te entuziazmuar kur shohim fëmijë të moshës 6 vjeç që sillen nga prindërit e tyre për të marrë pjesë në trajnim” ka shpjeguar Vukeliç për REL, transmeton Periskopi.

Shumica e fëmijëve serb janë fëmijë të veteraneve, të cilët nuk kanë pranuar të flasin lidhur me këtë çështje.
“Ndoshta perceptimi që ne po përgatitemi për luftë është i gabueshëm, ose ndoshta nuk është”. Megjithatë ne duhet jemi gati”, ka deklaruar Zeljko Vukeliç, kur është pyetur se pse fëmijët serb duhet ta ndjekin këtë lloj trajnimi ushtarak.

Ky kamp i trajnimit udhëhiqet nga “E.N.O.T. CORP, një grup ultranacionalist rus. Disa anëtarë të këtij grupi kanë luftuar përkrahë separatistëve në lindje të Ukrainës, shkruan Periskopi.

Një prej liderëve të këtij grupi, Valeriy Shambarov, ka thënë se ata po  trajnojnë ushtarët e së ardhmes.
“Synimi është që të rinjtë të bëhen burra të vërtetë dhe luftëtarë, në mënyrë që ata të jenë të aftë ta mbrojnë vendin e tyre” ka deklaruar Shambarov.

‘Situata në botë është shumë e rrezikshme. Konflikte të ndryshme po përhapen në pjesë të ndryshme të botës” ka shtuar tutje ai.