Serbia del me propozime për çështjen e Kosovës në prill

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të shpallë propozimet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës deri në fillim të prillit.

Lajme

22/12/2017 13:02

 

Këtë deklaratë ai e bëri në një intervistë për agjencinë amerikane Bloomberg.

Këto propozime do të dalin si rezultat i dialogut të brendshëm për Kosovën të inicuar në muajin tetor nga kreu i shtetit serb.

Ky i fundit njëherit ka theksuar se planifikon të përfundojë punën e kërkuar për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian deri në fund të mandatit të tij në vitin 2022 dhe prandaj ka të ngjarë të mos kandidojë për një mandat tjetër,transmeton Klan Kosova