Serbia armatos “deri në dhëmbë” njësitë speciale dhe xhandarmerinë /FOTO

Serbia dita ditës është duke investuar shumë e më shumë në armë dhe në ushtri.

Lajme

26/12/2017 18:30

Njësia e Speciale anti-terror, xhandarmëria  dhe njësia e intervenimit të shpejt kanë testuar pushkë dhe armë të përsosura të modifikuara nga programi i prodhimit të Serbisë.

Në këtë testim kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të lartë serb në mesin e tyre zëvendëskryeministri Nebojsha Stefanoviq dhe Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.

Ata thanë se Serbia ka qëllim modernizimin e armëve për policët dhe gjithë ushtrinë e Serbinë, shkruan b92, transmeton lajmi.net.

Vulin pata tyre tha se strukturat e sigurisë në Serbi nuk do të kenë ndarje mes ushtrisë dhe policisë, sepse të gjithë e bëjnë të njëjtën punë, andaj thotë se duhet të jenë të pajisur në të njëjtën mënyrë.

Me tutje, ai u ka premtuar se do të vazhdojnë pajisjen me armë të reja më të modernizuara dhe më të mirat në rajon. /Lajmi.net/

1223311365a4247e93023d307201151_v4_big 15430490235a4247e873acf531014058_v4_big 11911927815a4247e8208e9145438311_v4_big 10328429905a4247e7901ec215150154_v4_big