Serbia anulon edhe një ballafaqim me Kosovën, tani në xhudo – Lajmi.net
Serbia anulon edhe një ballafaqim me Kosovën, tani në xhudo
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 12:34, 24 March 2018
Trajneri Driton Kuka ka njoftuar se garuesja serbe me mbiemrin Obradoviq është tërhequr nga përballja me garuesen e Kosovës, Laura Fazliu.

Serbia ka anuluar edhe një tjetër përballje sportive me Kosovën, një ditë pasi anuloi ndeshjen e hendbollistëve të reja.

Trajneri Driton Kuka ka njoftuar se garuesja serbe me mbiemrin Obradoviq është tërhequr nga përballja me garuesen e Kosovës, Laura Fazliu. Kjo luftë është dashur të zhvillohet nesër në kupën evropiane që do të mbahet në Sarajevë.

“Sot edhe në sportin e xhudos politika ndërhyri! Garuesja e Serbisë Obradoviq u terhoq nga lufta me garuesen tonë Laura Fazliu që do duhej nesër të ndodh në Kupën Evropiane në Sarajevë”, ka shkruar Kuka.

“E veçanta është që sot Flaka Loxha gjendet në gjysëmfinale dhe atje duhet të ndeshet prapë me një garuese nga fqinji ynë verior! Flakës suksese e ne nuk e dëshirojmë fitoren pa luftë dhe shpresoj që do mbahet meçi në gjysmëfinale”, ka shkruar ai.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO