Serbia ankohet në Nju Jork se Kosova po e bën më të vështirë procesin e dialogut

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, është takuar sot në Nju Jork me senatorin amerikan Ron Johnson, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Lajme

24/09/2018 22:19

Temë diskutimi e këtij takimi ishte edhe normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit,  proces në të cilin sipas kryeministres serbe, Prishtina nuk po kontribuon, transmeton lajmi.net.

“Duke folur për dialogun me Kosovën, Bërnabiq potencoi se Prishtina nuk po kontribuon në process dhe se veprimet e saja po e bëjnë edhe më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje”, bëhet e ditur të ketë thënë Bërnabiq nga Qeveria e Serbisë.

E Johnson, ritheksoi se SHBA-të janë të gatshme të ndihmojnë në arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve.

Madje sipas Bërnabiq, edhe qëndrimi i SHBA-ve karshi Serbisë dhe Kosovës ka ndryshuar, duke ritheksuar qasjen e kohëve të fundit të administratës amerikane./Lajmi.net/