Serbi tenton të fusë ilegalisht mjete bujqësore nga Zvicra në Kosovë

Policia Kufitare e Kosovës në raportin e vet ditor ka njoftuar për pengimin e tentimit të kontrabandës me mjete bujqësore të sjella nga Zvicra, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Karaqevë të Kamenicës.

Lajme

13/12/2015 16:56

“Gjatë një kontrolli është ndaluar një automjet me rimorkio me tabela Zvicerane ku ngasës ishte mashkull k/Serb. I njëjti është kapur në flagrancë duke transportuar ilegalisht mjete bujqësore që ishin të sjella nga Zvicra. Malli i dyshuar me rimorkio janë konfiskuar dhe strehuar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari është liruar”, thuhet në raport.