Serbi-Shqipëri në shesh të Prishtinës

Ndeshja e madhe ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë e cila zhvillohet nesër në Beograd, do të transmetohet nesër në një LED monitor në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ të Prishtinës.

Sport

14/10/2014 00:34

Emocionet për ndeshjen e madhe ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë kanë filluar të rriten, ndërsa tifozët e kombëtares nuk do të mund ta shikojnë ndeshjen drejtpërdrejt nga stadiumi, pasi një gjë e tillë është e ndaluar nga UEFA.

Sidoqoftë, Komuna e Prishtinës ka gjetur një zgjidhje. Në Sheshin e kryeqytetit të Kosovës, do të jetë një LED monitor gjigant, i cili pritet që ti sjellë në mënyrë perfekte emocionet e ndeshjes, e cila zhvillohet me fillim nga ora 20:45.

Në këtë organizim, priten të jenë një numër i madhi tifozëve të cilët do të krijojnë një atmosferë perfekte gjatë mbrëmjes së nesërme, e cila është e madhe për çdo shqiptar.