Serbi shanë Emina Cunmulajn! E kishte publikuar një imazh të vajzës duke bërë shqiponjën

Fitorja e Zvicres kundrejt Serbisë e cila u krye me rezultat 2:1, preku serbët por fakti që ata i mërziti më shumë ishte shqiponja që Xhaka dhe Shaqiri e bën.

ShowBiz

28/06/2018 12:20

Inatin disa prej tyre e shprehin edhe publikisht madje me sharje e fyrje, shkruan lajmi.net

Kështu i ka ndodhur modeles shqiptare, Emina Cunmulaj e cila nëpërmjet publikimit të një imazhi në Instastory ka pranuar sharje nga një serb.

Krejt kjo ndodhi pasi ajo e kishte publikuar vajzën e saj duke e bërë shqiponjën derisa po shikonin ndeshjet e Kampionatit Botëror.

”Nëse ti je një idiot, askush nuk mund të të ndihmoj” e kishte komentuar Emina ndër të tjera reagimin e tij./Lajmi.net/