Serbi që këndon për Kosovën, kërcënohet me prerje fyti

Serbi i moshuar Miroslav Matiç i cili performoi me lahutë këngë për Kosovën në rrugët e kryeqytetit vojvodinas, është kërcënuar se do t’i prehet fyti, nëse nuk ndalon ta bëjë atë. 

Lajme

09/05/2014 21:38

Matiç që bënë muzikë në rrugët e Novi Sadit, për të nxjerrë ca para është sulmuar nga disa huliganë të cilët e kanë kërcënuar me thikë. 

“Ata më sulmuan me thikë, duke ma shqyer xhaketën. Më morën paratë të cilat m’i kishin lënë qytetarët, më mallkuan dhe më thanë të kthehem në Shumadi”, tregon 70 vjeçari. 

Ai thotë se në kutinë e tij shpesh i kanë lënë edhe mesazhe kërcënuse, por nuk e ka ndërmend t’u bindet atyre.