Serbi: Ndalohet automjeti duke transportuar ilegalisht 43 mijë tableta nga Kosova

Gjatë një kontrolli të detajuar të një mjeti transportues në Serbi janë gjetur 43.000 tableta të ndryshme duke u transportuar nga Kosova, shkruan Radio Kontakt Plus.

Lajme

14/08/2017 17:56

Në qytetin Bugotovac në rrugën Kralevë-Rashkë, policia ka ndaluar një mjet transportues dhe pas kontrollimit të tij në një terminal doganor janë gjetur mallrat ilegale, thuhet në një komunikatë për media të Administratës Tatimore serbe, njofton Klan Kosova.

Pos tabletave, në furgon janë gjetur edhe veshmbathje të ndryshme të sportit.