Serbi lavdëron Kaçen

Karriera e Ergys Kaçes ka marrë një kthesë të papritur. Pas një sezoni me shumë dritë hije këtë edicion, mesfushori i Kombëtares është kthyer sërish protagonist tek skuadra e tij.

Sport

16/03/2016 17:22

Meritë për këtë gjë ka edhe trajneri i ri i PAOK, serbi Vladan Iviç i cili ka besim tek lojtari shqiptar.

Ivic ka vlerësuar maksimalisht mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe. Ai thotë se 22-vjeçari është një nga futbollistët më të mirë të skuadrës, transmeton Albeu.

“Të gjithë i dimë vlerat e këtij futbollisti. Ai është një nga më të mirët e PAOK-ut”, është shprehur trajneri serb, Vladan Iviç.

Ky i fundit zuri vendin e kroatit Igor Tudor, i cili e vlerësonte Kaçen, por s’e aktivizonte shumë.