Serbi kapet me 40 kg drogë ‘Khat’ në aeroportin e Zyrihut

Një 49-vjeçar serb i ishte drejtuar me dy valixhe, me rreth 20 kilogramë drogë “Khat”, aeroportit të Zyrihut. Ai fluturoi nga Nairobi nëpërmjet Dubait në Zyrih.

Lajme

27/05/2017 21:02

 

Doganat zvicerane dhe policia kantonale e Zyrihut e arrestuan të martën një serb 49-vjeçar. Ai udhëtoi nga Nairobi, përmes Dubait në Zyrih. Kur ai dhe bagazhi i tij iu nënshtruan një kontrolli rutinë, dy valixhet e tij ishin mbushur me rreth 20 kilogramë “Khat”, përcjell albinfo.ch.

I burgosuri është rrëfyer dhe është pajtuar të shkatërrohet menjëherë droga, tha policia kantonale në Zyrih. Ai u dërgua në zyrën e prokurorisë publike në Winterthur.