Serbi 0-2 Shqipëri

Deri në ato minuta që u luajt ndeshja, Shqipëria ishte superiore mbi Serbinë. Kombëtarja jonë pati dy goditje në portë, kundrejt Serbisë e cila nuk e pati asnjë të tillë.

Sport

15/10/2014 02:08

Statistikat në ato minuta sa u luajt takimi, flasin për kombëtaren tonë. Shqipëria bëri dy goditje në portë, kundrejt Serbisë e cila nuk e bëri asnjë të tillë.

Ermir Lenjani fillimisht bëri një tentim me të djathtën e tij, por topi përfundoi në duart e portierit vendas.

Tentimi tjetër erdhi nga Mërgim Mavraj, i cili me të majtën e tij godet nga zona e Serbisë, por nuk arriti të shënojë, pasi goditja e tij përfundoi në duart e portierit kundërshtar.

Në fotografinë të siguruar nga ne, mund të shikoni dhe statistikat tjera të takimit.