Serbëve u bëhet thirrje të mos jenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pasi bëri të ditur që partia e tij nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë Haradinaj, ka pasur edhe një thirrje për serbët e Kosovës.

Lajme

27/03/2018 13:36

Ai u ka bërë thirrje atyre që asnjë serb të mos marrë pjesë në Ushtrinë e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Fajtor për të gjitha këto vendime, Rakiq e ka lënë ngjarjen e djeshme në Mitrovicën e Veriut ku u arrestua Gjuriq./Lajmi.net/