Serbët tani ndihen të provokuar nga Sigal Prishtina

Ndeshja miqësore mes Sigal Prishtinës dhe Cibonës së Zagrebit në basketboll është quajtur “Provokim i ri nga Kosova”, nga portali serb “Kurir”.

Sport

21/10/2014 15:31

Serbët vazhdojnë të reagojnë pas pothuajse qdo ngjarje në sportin kosovar.

Pas publikimit të lajmit për aranzhimin e ndeshjes miqësore mes Sigal Prishtinës dhe Cibonës së Zagrebit në basketboll, portali serb “Kurir” ka reaguar duke e quajtur: “Provokim të ri nga Kosova”.

Në kohën kur janë ndezur tensionet mes ahqiptarëve dhe serbëve pas ndeshjes së ndërprerë në Beograd në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016, mediat serbe janë duke e luajtur rolin e ‘viktimës’ edhe pse të gjithë ishin dëshmitarë të huliganizmit që shfaqën në duel me kuqezinjtë.