Serbët sulmojnë lokalet e shqiptarëve në Bujanoc

Provokimet nga serbët ndaj shqiptarëve në Bujanoc vetëm sa po rriten, kjo pas asaj që qindra maturantë ditë më parë në mënyrë të organizuar kanë dalë në sheshin e qytetit duke thirrur në kor fjalë provokuese, ku përmendej Kosova.

Lajme

13/06/2018 10:30

Njësoj është vepruar edhe dje nga dy persona të nacionalitetit serb, ata kanë sulmuar lokalet në sheshin e Bujanocit duke brohoritur thirrje provokuese në drejtim të shqiptarëve.

Qytetarët atje kanë thënë se janë shqetësuar mbrëmë nga këta dy persona, të cilët në gjendje të dehur kanë sulmuar lokalet në të cilat ndodhen në sheshin e Bujanocit, ku përpos sulmin këndonin edhe provokonin kalimtarët përderisa kalonin rreth sheshit.

Policia atje ka reaguar menjëherë duke i arrestuar këta persona pas lajmërimit nga banorët shqiptarë se ndjehen të shqetësuar.

Më poshtë keni videon e plotë: