Serbët sulmojnë Federatën Shqiptare

Faqja zyrtare e Federatës Shqiptarë të Futbollit (fshf.org) pothuajse gjatë tërë ditës nuk ka qenë në funksion, pasi është në sulm të vazhdueshëm nga hakerët.

Sport

14/10/2014 21:00

Hakerët janë duke sulmuar vazhdimisht faqen zyrtare të Federatës Shqiptarë të Futbollit, e cila nuk është hapur pothuajse gjatë tërë ditës.

Besohet se shkaku kryesor i kësaj vepre janë serbët, të cilët janë dashur të shojnë edhe më shumë tensionet e ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë që do të fillojë në ora 20:45.

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se nuk ka gjetur ende një zgjidhje, teksa është duke punuar në këtë drejtim.