Serbët provokohen edhe nga birrja ‘Peja’

Birra më e famshme në Kosovë “Peja”, ka nxjerrë një edicion komercial me rastin e Festës së Flamurit, që i dedikohet të gjithë shqiptarëve pa dallim shtetësie. 

Lajme

28/11/2014 17:39

Por edhe kjo i ka provokuar serbët. Birra “Peja” e cila në etiketën e saj ka të shënuar emrat e të gjitha qyteteve ku banojnë shqiptarët, nuk jep ndonjë mesazh politik. Pavarësisht kësaj, serbët edhe këtë e shohin si provokim. Gazeta serbe Telegraf, shkruan, se “ekstremistët shqiptarë kanë në plan Shqipërinë e Madhe, e këtë e dëshmojnë edhe me këtë produkt”, transmeton lajmi.net.

Kjo gazetë theks të veçantë i jep, qyteteve shqiptare që ndodhen në Serbi, e që janë përfshirë në këtë etiketë, siç janë, Presheva, Bujanoci e Medvegja.

Pas rastit të dronit, gjithçka shqiptare, është duke u raportuar si provokim në Serbi. (lajmi.net)