Serbët propagandojnë kundër konferencës “Modeli i BE-së, Kosova 2017”

Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime (iCHAT) do ta organizojë konferencën ndërkombëtare “Modeli i Bashkimit Evropian, Kosova 2017” me qëllim të simulimit të proceseve legjislative të BE-së në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

28/05/2017 17:20

Kjo konferencë pritet të mbahet në Kuvendin e Kosovës dhe Kolegjin AAB nga 1 deri më 6 qershor. Por, organizatorët e kësaj konference thonë se Serbia ka nisur të bëjë propagandë kundër kësaj konference dhe Kosovës.

“Kjo konferencë mbledhë rreth 150 të rinj nga gjithë Evropa për të diskutuar liberalizimin e vizave për Kosovën dhe në të njëjtën kohë që të prezantojnë edhe vlerat e vendit tonë. Pasi MEU Kosova (Modeli i Bashkimit Evropian) nga viti i kaluar mori primatin si ngjarja më me ndikim nga të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, tani këtë vit serbët nuk po e lënë rastin t’u ikë për të vazhduar me propagandën e tyre në dëm të imazhit të Kosovës. Ata po vazhdojnë lobimin e tyre duke e prezantuar Kosovën si vend të pasigurt për të huajt, duke ju shkruar pjesëmarrësve dhe duke vazhduar kështu demagogjinë e tyre për të penguar në çdo formë imazhin pozitiv të Kosovës”, është thënë në reagimin e iCHAT-it. /EpokaeRe/