Serbët planifikojnë të mos heqin dorë nga kompleksi Brezovica

Kompania shoqërore nga Serbia “FondInex”, e cila faktikisht deri më tani ka menaxhuar me kompleksin e skiimit të Brezovicës, ka filluar ta renovojë hotelin Molika. 

Lajme

13/12/2014 09:38

Në këtë hotel kanë filluar të ndërrohen dritaret si dhe renovimi i të gjitha dhomave në këtë hotel 5 katësh. Po ashtu, investime ka pasur edhe në skiliftin, cili tashmë është i gatshëm për pushuesit.

Vuko Sladjan Menaxheri i kësaj qendre i emëruar nga kjo kompani e cila në mënyrë ilegale udhëheqë me Brezovicën, ka thënë se renovimet do të vazhdojnë dhe se nuk do të lejojnë që këto hapësira të shfrytëzohen nga askush.

Të gjitha këto punë që po kryhen nga kjo kompani nga Serbia, mund të shkojnë dëm, pasi që në bazë të projektit të koncorsiumit Franko-Andoriano-Kosovar, i cili është shpallur fitues nga institucionet vendore të investojë në Brezovicë, parashihet që të gjitha objektet aktuale të shkatërrohen.

Sladjan ka thënë se kompania që ai përfaqëson nuk e ka ndërmend të heq dorë nga hoteli, dhe se nuk do të lejojnë që ai të shkatërrohet. /Zëri/