Serbët përplasen mes vete për shkak të Kosovës

Partia Popullore Serbe (SNP) ka kërkuar sot nga autoritetet shtetërore për t’i hetuar arsyet se përse kryetari i Federatës së Volejbollit të Serbisë, Nenad Golijanin abstenoi gjatë votimit për pranimin e Kosovës në Federatën Ndërkombëtare Volejbollit (FIVB)

Sport

12/10/2016 15:59

Përmes një deklarate, kjo Parti e ka vlerësuar vendimin e Golijanin si ‘skandal të paparë në historinë e sportit serb’, duke shkuar edhe më larg, saqë veprimet e kreut të Federatës së Volejbollit të Serbisë i krahasoi me ‘elemente të krimit, që e kundërshtojnë politikën zyrtare shtetërore dhe që e kërcënojnë sigurinë kombëtare’, shkruan Beta.rs, raporton Zëri.info.

“Është për të të ardhur keq që vendet tjera, të tilla si Spanja, e cila ka votuar kundër pranimin e Kosovës në FIVB, u treguan më shumë avokatë për interesat e Serbisë se sa që e bënë këtë përfaqësuesit serbë, të cilët e kishin këtë punë një detyrë kombëtare. Nëse qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë nuk e njeh pavarësinë e shtetit të rremë të Kosovës, detyrimi i çdo zyrtari sportiv është për të votuar kundër pranimit të vendit të terroristit Hashim Thaçi, në ndonjë organizatë sportive në botë”, thuhet në këtë deklaratë.

Kjo Parti e kishte akuzuar edhe kryetarin e Komitetit Olimpik të Serbisë, Vlade Divac, i cili në vitin 2014, kishte ‘luftuar’ kundër interesave kombëtare, duke ia dhënë ‘dritën jeshile’ Kosovës për t’u pranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

SNP thotë se zyrtarët sportivë serbë janë ‘bashkëfajtorë në njohjen e shtetit të rremë të Kosovës’.Në Kongresin e mbajtur dy ditë më parë në Buenos Aires, Federata Ndërkombëtare e Volejbollit e pranoi me të drejta të plota Kosovën dhe Sudanin Jugor. Federata e Volejbollit të Serbisë abstenoi, kurse kundër pranimit të Kosovës ishte vetëm Spanja.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.