Serbët paralajmërojnë përsëri protestë

Qytetarë e zyrtarë të mbledhur në Komunën e Mitrovicës për të protestuar kundër taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe, kanë paralajmëruar sërish protesta.

Lajme

27/11/2018 14:22

Në protestën e sotme, fillimisht  u përshëndet ndërprerja e punës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe kjo u tha si arsye se pse protesta u vendos të mbahet aty është për shkak se aty afër është edhe zyra e EULEX-it.

I pari që ka folur në protestë ka qenë Goran Rakiq duke e prezantuar si kryetar i Listës Serbe

“Ne kryetarët kemi marrë vendim përkatësisht kemi dhanë dorëheqje qe do të thotë se administrata e pushtetit lokal sipas sistemit te Prishtinës në veri nuk ekziston më”, ka thënë Rakiq para protestuesve.

Ndërsa drejtori i spitalit të veriut Milan Ivanoviq ka thënë se nuk ka nevojë të jap dorëheqje për shkak se ai asnjëherë nuk ka punuar nën urdhrat e Prishtinës por të Serbisë, raporton kallxo.com.

Fjalimin e ka përfunduar duke brohoritur ‘Rroftë Serbia’, tre herë bashkë me qytetarët e mbledhur ne veri.

Gjithashtu në këtë protestë kanë folur edhe kryetari i Unionit Studentor të Universitetit të Veriut dhe kryetari i partisë SDP në Zveqan.

Kjo protestë ka përfunduar duke e lajmëruar një të ngjashme për ditën e nesërme në orën 12:00.