Serbët nuk luajnë për Kosovën as për 1 milion euro

Mitrovica si qytet i ndarë, është e tillë edhe për nga atmosfera. Shqiptarët janë në festë, në pritje të ndeshjes së parë miqësore ndërkombëtare që do të zhvillohet sot kundër Haitit, kurse në anën tjetër serbët e injorojnë atë që do të ngjajë në stadiumin e qytetit, Adem Jashari. Por, ata nuk hezitojnë që të…

Sport

05/03/2014 08:39

Mitrovica si qytet i ndarë, është e tillë edhe për nga atmosfera.

Shqiptarët janë në festë, në pritje të ndeshjes së parë miqësore ndërkombëtare që do të zhvillohet sot kundër Haitit, kurse në anën tjetër serbët e injorojnë atë që do të ngjajë në stadiumin e qytetit, Adem Jashari.

Por, ata nuk hezitojnë që të përulin rëndësinë e sfidës. Për më tepër, kapiteni i Trepçës serbe, Nikola Vuckovic ka bërë akuza të ashpra mbi ekipin e Kosovës, për më tepër udhëheqësit e tij.

“Nuk na intereson ajo ndeshje. Aspak. Ne e dimë çka jemi dhe kush jemi, dhe sonte do të përkrahim Serbinë në ndeshjen kundër Irlandës. Do të dal me shokë në ndonjë lokal, do të shohim ndeshjen e Serbisë”, deklaroi ai për portalin serb Alo.rs.

“Tek ne nga Trepça kanë mbërritur oferta nga i ashtuquajtura Federatë e Futbollit të Kosovës. Mua dhe disa futbollistëve të tjerë na kanë ofruar nga 15 mijë euro që të përforcojmë skuadrën e tyre. Por, as mua e as të tjerëve as që na ka shkuar mendja të bëjmë diçka të tillë. Nën atë flamur nuk do të luaja as për 1 milion euro”, shtoi ai.

Edhe trajneri Srdan Nikolic ka deklaruar se i gjallë nuk do të ulej në bankinën e Kosovës.

“Nuk ekzistojnë para me të cilat do të shisja nderin dhe të pranoja ftesën nga një ekip i tillë. Do të stërvitemi në ora 15, pikërisht në orarin e ndeshjes së tyre, e pastaj do të kënaqemi, shpresoj, duke shikuar ndeshjen e Serbisë”, deklaroi Nikolic.