Serbët nuk e mbështesin formimin e Ushtrisë së Kosovës, thotë Lista Serbe

Lista Serbe edhe një herë ka bërë të ditur se serbët në Kosovë nuk e mbështesin formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Lajme

11/06/2018 08:57

“Në pamundësi për të siguruar kushte më të mira për të gjithë qytetarët në Kosovë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Kosovës i ofrojnë qytetarëve luftë dhe tregime separatiste”, thuhet në komunikatën për media të Listës së Serbe, përcjell lajmi.net.

Tutje, në njoftim thuhet se lufta e Prishtinës me serbët nuk ka përfunduar dhe se presin reagim urgjent të bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas Listës Serbe krijimi i Ushtrisë së Kosovës është në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe marrëveshjen e Kumanovës./Lajmi.net/