Serbët i reagojnë Buffonit për shqiponjën dykrenore (FOTO)

Bërja e shqiponjës dykrenore nga Gianlugi Buffon me gazetarin Dritan Shakohoxha ka ngjallë reagime të mëdha në mediet serbe.

Sport

27/03/2017 17:33

Pas ndeshjes Itali – Shqipëri, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror, Dritan Shakohoxha, gazetari i Supersportit bëri një fotografi me legjendën e Juventusit, Gianlugi Buffon, i cili gëzon respekt të madh edhe në Shqipëri, sikurse në gjithë botën.

Por, fotografia dhe bërja e shqiponjës nga Buffon, ka bërë që të reagojnë mediet serbe, të cilët shkruajnë se portieri bëri shqiponjën me personin që glorifikojë Ramush Haradinajn.

“Buffon i fyeu serbët, duke bërë shqiponjën e shqiptarëve me personin që glorifikojë kriminelin Haradinaj”, ka shkruar Kurir.rs./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6