Serbët frikësohen nga Plisat

Mediat serbe kanë filluar të frikësohen nga grupi i tifozëve nga Kosova të quajtur ‘Plisat’, të cilët do të udhëtojnë në Serbi për të shikuar ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Sport

22/09/2014 13:46

Telegraf.rs ka raportuar se Serbët frikësohen nga grupi i tifozëve ‘Plisat’, të cilat i kanë quajtur si Huliganë. Rreth 1500 tifozë të këtij grupi, pritet të shkojnë në stadiumin e Partizanit për të shikuar ndeshjen Serbi – Shqipëri.

Ndeshja do të luhet për 14 tetor e vlefshme për grupe në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.

Disa ditë më parë me anë të Facebookut, Plisat kanë konfirmuar se do të jenë pjesëmarrës në ndeshjen Serbi – Shqipëri e cila zhvillohet në stadiumin e Partizanit.

Serbët kanë filluar të frikësohen nga ky grup, pasi mund të krijohen telashe, duke parë armiqësinë që ka Kosova me Serbinë.