Serbët e veriut në protestë për “Trepçën”

Serbët e veriut do të bllokojnë të hënën (sot) magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, duke protestuar kështu kundër kthimit të Trepcës si pronë shtetërore dhe kundër privatizimit të paralajmëruar të kësaj ndërmarrjeje.

Lajme

19/01/2015 08:41

Sipas burimeve të KosovaPress-it, serbët, të dirigjuar nga Qeveria e Serbisë, do të tubohen nga ora 9:00 deri në ora 10:00 në fshatin Rudarë të komunës së Zveçanit, ndërsa protesta është paralajmëruar të jetë e qetë.

Mësohet se organizatore e kësaj proteste është sindikata e punëtorëve të Trepçës në veri, ndërsa përveç punëtorëve të këtij kombinati, janë ftuar edhe punëtorët e të gjitha institucioneve shoqërore në veri, në mënyrë që numri i protestuesve të jetë sa më i madh.