Serbët e varrosin me ceremoni Rezolutën 1244

Qytetarët serb në veri janë mbledhur edhe sot për të protestuar kundër krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Lajme

14/12/2018 13:06

Ata janë mbledhur në afërsi të objektit të UNMIK-ut, dhe në mënyrë të organizuar e kanë varrosur Rezolutën 1244.

Pasi sipas tyre, krijimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Ata gjithashtu kanë protestuar edhe kundër taksës së vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj produkteve me origjinë serbe./GazetaExpress/