Serbët e përshëndesin idenë e Vuqiçit, për nisjen e dialogut për “njohjen e Kosovës”

Ideja e presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për “dialog të brendshëm”, për sensibilizimin e serbeve për shkëputjen e Kosovës, po cilësohet si një vendim i guximshëm dhe është i rëndësishëm për procesin e integrimit në të cilin po kalon Serbia, shkruan Tanjug. Ministri i administratës shtetërore dhe qeverisjes lokale në Serbi, Branko Ruzhiq ka thënë…

Lajme

20/08/2017 10:37

Ideja e presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për “dialog të brendshëm”, për sensibilizimin e serbeve për shkëputjen e Kosovës, po cilësohet si një vendim i guximshëm dhe është i rëndësishëm për procesin e integrimit në të cilin po kalon Serbia, shkruan Tanjug.

Ministri i administratës shtetërore dhe qeverisjes lokale në Serbi, Branko Ruzhiq ka thënë se përmes këtij dialogu duhet të shihen treguesit real të situatës në Kosovë si dhe mundësisë që me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, të ruhet  trashëgimia kulturore serbe dhe eksterritorialiteti funksional për manastiret e Kishës Ortodokse, e cila është paraparë në planin e Ahtisaarit. /Lajmi.net/