Serbët e Kosovës të dielën dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Dragan Jablanoviq konfirmoi të mërkurën se serbët nga veriu do të marrin pjesë në zgjedhjet nacionale të Kosovës, më 8 qershor.

Lajme

04/06/2014 20:01

Jablanoviq nuk ka dashur të thotë se për cilën arsye kryetarët e katër komunave veriore në Kosovë e kanë ndryshuar vendimin e një dite më parë, kur patën deklaruar se nuk ka ka kushtre për dalje në zgjedhjet e së dielës.  

Si raporton gazeta serbe Blic, me këta katër kryetarë sot në Mitrovicë ka biseduar drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq.

Jablanoviq ka deklaruar të martën se katër kryetarët e komunave në veri kanë vendosur që të mos i ftojnë qytetarët për të dalë në zgjedhje, por që nuk do të propozojnë s bojkotim të tyre.