Serbët e Kosovës do të votojnë në zgjedhjet e Serbisë

Ministri përgjegjës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se serbët e Kosovës, sikur edhe deri më tash, do të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Serbisë.

Lajme

27/01/2014 09:42

Ministri pa Portofol në Qeverinë e Serbisë, i cili është edhe përgjegjës për Kosovën pranë kësaj qqeverie, Aleksandar Vulin, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi nuk do të dëmtojnë dialogun me Prishtinën.

Ai ka folur edhe për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në këto zgjedhje.

Ai ka thënë se serbët që jetojnë në Kosovës, sikur edhe deri më tash, do të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen së shpejti.

“Kjo qeveri ka zbatuar shtatë marrëveshje që ka nënshkruar qeveria e mëparshme dhe secila qeveri e ardhshme do të zbatojë marrëveshjet që ka nënshkruar kjo”, ka thënë Vulin për mediat serbe, transmeton Evropa e Lirë..

Partia më e madhe në Serbi, PPS, ka vendosur për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme. Tani pritet që Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, të vendosë për shpërndarjen e parlamentit dhe ditën e mërkurë të shpallë zgjedhjet.

Mospajtimet mes Tadicit dhe Kryeministrit Dacic duket se kanë qene shkaku kryesor i shkuarjes në zgjedhje të reja në Serbi.