Serbët e duan Brezovicën

Konzorciumi serb “MK-Group” ka hyrë në rrethin e ngushtë për ta fituar kontratën për ndërtimin e Resorsit të ri në Brezovicë. Bashkë me të, janë parakualifikuar edhe kompanitë Amerikane, Austriake, Bullgare nga Andora dhe Franca.

Lajme

25/03/2014 07:27

Katër konzorciume janë parakualifikuar për projektin zhvillimor të Brezovicës.

Pjesë e këtyre konzorciumeve të parakualifikuara është edhe konsorciumi “MK-Group”, nga Serbia i cili ka arritur që të futet në rrethin e ngushtë për të fituar kontratën për ndërtimin e Resorsit të ri në Brezovicë, shkruan Zëri.

Miodrag Kostiq është një prej biznesmenëve më të fuqishëm në Serbi i cili ka shprehur interesim për të marrë në shfrytëzim pronën shtetërore, në Kosovë.

MK Group, pronë e mangatit serb Kostiq, është parakualifikuar të hënën 24 mars 2014 në mesin e katër ofertuesve të cilët kanë shprehur interesim për të investuar në projektin e Qeverisë së Kosovës për Brezovicën e re.